Wake Up/ UNICEF: Të ngrihet një Komitet i posaçëm vetëm për fëmijët e abuzuar
  • 4 years ago
Rastet e javëve të fundit të dhunës ndaj fëmijëve, kanë rivënë në lëvizje të menjëhershme të gjitha strukturat që merren me mbrojtjen e fëmijëve. Jo vetëm institucionet shtetërore, por sidomos organizatat përkatëse kanë ndërmarrë hapa konkretë. Aktualisht janë disa rekomandime që po gjejnë zbatim. Në një deklaratë të vetën të fundit UNICEF thoshte se ?fatkeqësisht, sistemi i zbatimit të mbrojtjes së fëmijëve, ka dështuar dhe asnjë nga ne, përfshi edhe UNICEF, nuk kemi qenë aq të shpejtë dhe të saktë sa duhet në ofrimin e shërbimeve?.
Për reagim të përbashkët dhe parandalim, UNICEF propozon:
- Të bëhet thirrje për dialog të hapur, profesional dhe konstruktiv me të gjithë personat përgjegjës, për t?i bërë të kuptojnë shkoqur të gjitha ato pika ku sistemi i mbrojtjes së fëmijës i ka lënë në baltë fëmijët tanë!
- Të ofrohet mbështetje për të gjithë ato institucione dhe profesionistë që duhet të rrisin kapacitetet dhe përmirësojnë aftësitë e tyre për ta parandaluar dhunën në kohë reale dhe trajtuar atë në mënyrën e duhur dhe në momentin kur ajo ushtrohet.
- Të ofrohet mbështetje për profesionistët e medias masive dhe gazetarët, që dëshirojnë të vijojnë të punojnë për qëllimet e transparencës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, por që njëkohësisht duhet të jenë të gatshëm të pranojnë aspektet etike lidhur me atë çfarë duhet thënë dhe kur, sidomos kur kanë të bëjnë me fëmijët dhe viktimat e dhunës.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended