Fier, bien kërkesat për leje ndërtimi, shkak apartamentet e mbetura stok

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Fier, bashkia ka konstatuar rënie të ndjeshme të kërkesave për leje ndërtimi për pallate, shkak sipas saj janë apartamentet e pashitura në qytetin myzeqar, si edhe kriteret komplekse që ndërtuesve u duhet të plotësojnë. Sipas të dhënave nga njësia vendore, shitja e apartamenteve te reja ka një rënie prej më shumë se 70% në krahasim me 3 vjet më parë.
Fier-Mbetja e apartamenteve stok në Fier, ka evidentuar krizën që po përjeton sektori i ndërtimit. Sipas drejtores së Planifikimit te Territorit ne Bashkine Fier Reinilda Hyseni, mosshitja e apartamenteve ka bërë që ndërtuesit të reduktojnë apo të heqin dorë nga kërkesat për ndërtime të reja dhe për më tepër kur vendimi i qeverisë kërkon dokumentacione plotësuese si dhe kritere të reja për të ndërtuar.
Reinilda Hyseni: Kërkesat për leje për ndërtim privat kanë qenë përpunime të thjeshta, punime të mirëmbajtjes apo për ndërtesa të mirëmbajtjes apo për murre rrethuese. Në Fier ka një stok të madh apartamentesh të pashitura. Përvec kësaj procedurat e pajisjes me leje ndërtimi janë më komplekse dhe kjo bën tërheqjen e investitorëve për të marrë leje ndërtimi.
Sipas të dhënave zyrtare nga bashkia e Fierit, shitja e apartamenteve te reja ka një rënie prej më shumë se 70% në krahasim me 3 vjet më parë, ndërkohë që firmat ndërtuese tashmë kryejnë dhe rolin e kompanive imobiliare.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/fier-bien-kerkesat-per-leje-ndertimi-shkak-apartamentet-e-mbetura-stok/

Recommended