Report TV - Busti i Azemit në vend të Enverit Gryka: Po ja ngrenë vrasësit

  • 8 years ago
Ish-truproja i Azem Hajdarit, Marjan Gryka, shprehet se njerëzit e Sali Berishës, disa prej të cilëve të akuzuar si të implikuar në atentat, po i ngrenë një bust Azem Hajdarit, në Tropojë. Sipas tij, busti i Azem Hajdarit është planifikuar të ngrihet në vend të bustit të Enver Hoxhës, bust të cilin e ka rrëzuar vetë Azemi 25 vjet më parë. Por, Marjan Gryka pohon se ?Shoqata Mbarëkombëtare Azem Hajdari?, është kundër kësaj iniciative, për shkak se, kontribut për ngritjen e bustit në Tropojë, po jep edhe Fatmir Meta, i akuzuar për vrasjen e Hajdarit, por i shpallur i pafajshëm nga gjykata.

Gryka sjellë detaje për Shqiptarja.com rreth kësaj lëvizjeje. ?Aty ku Azemi rrëzoi bustin e Enverit, po i ngrenë bustin. Në listën e sponsorve të bustit të Azemit, 90 për qind janë tropojanë, mes tyre edhe Fatmir Meta, i akuzuar për vrasjen e Azemit. Pas nismës fshihet Saliu, i cili gjithë këto vite është munduar ta shuajë emrin e Azemit. Pasi e vrau bashkë me Pollon dhe Arben Imamin, sërish Azemi e shqetësonte?, shprehet Gryka.

Panama Papers
Marjan Gryka deklaron se katër zyrtarë të PD kanë fshehur paratë e dyshimta në Panama dhe në parajsa të tjera fiskale. Sipas tij, Sali Berisha, Genc Pollo, Arben Imami dhe Tritan Shehu kanë fshehur paratë në parajsa fiskale. ?Sali Berisha, Arben Imami dhe Genc organizuan vrasjen e Azem Hajdarit. Të tre këta, sot janë bankierë në Panama Papers. Llogaritë e tyre në Panama Papers janë lekët e krimit politik dhe ekonomik. Shqiptarët ka 25 vjet që e shohin live Panamanë, por duke heshtur, po kthehen në fukarenj dhe injorantë?, thotë Gryka.

Recommended