Report TV - Zbulohet intinerari i vrasësit të Zeqajt kamerat regjistrojnë lëvizjet e autorit

  • 8 years ago
Afërsisht dy javë pas vrasjes së ish- policit Ajet Zeqaj, policia e kryeqytetit ka mundur të zbulojë pas kërkimeve të saj itinerarin e ndjekur nga autori i vrasjes.

Hetuesit e krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit kanë mundur të zbulojnë itinerarin, pas kërkimeve për kamera të sigurisë që mund të kishin regjistruar lëvizjet e mundshme të autorit të vrasjes së Zeqajt, mbrëmjen e 16 marsit.

Po ashtu sipas hetuesve të policisë së kryeqytetit është mundur të krijohet edhe një profil fizik i autorit të vrasjes, pavarësisht kësaj kjo nuk ka ndihmuar ende hetuesit për të identifikuar vrasësin, pasi ai ka mbajtur një kapele me strehë gjatë gjithë kohës që i mbulonte mirë pamjen e fytyrës.

Sipas hetuesve, fillimisht vrasësi dyshohet se priti Zeqajn në një lokal bastesh sportive dhe bilardoje, vetëm pak metra larg vendit të vrasjes. Kur ai iu drejtua shkallëve për në shtëpinë e motrës, personi iu afrua dhe qëlloi ndaj tij disa here me një armë zjarri pistoletë të kalibrit 9 mm.

Recommended