Report TV - Një nga viktimat e Tropojës Agim Madani, mister gruaja

  • 8 years ago
Skeletet e dy trupave të gjetur mesditën e djeshme në vendin e quajtur ?Rroga e Kërmës?, në fshatin Mejdan të Tropojës, janë nisur nga policia e Kukësit drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Lajmi u bë i ditur për Report Tv, nga burime të Policisë së Kukësit që thanë pritet që të kryhen ekzaminime më të hollësishme me qëllim identifikimin e trupave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes së tyre.

Trupi që besohet se i përket burrit, është ai i Agim Madanit. Ndërsa skeleti që besohet se i përket një femre mendohet se është i bashkëshortes së tij.

Burime të Shqiptarja.com bëjnë të ditur se, dje sapo janë gjetur trupat e pajetë janë thirrur disa nga familjarët e Agim Madanit, pasi në rrobat e gjetura kishte dy fotografi dhe pasi janë pyetur familjarët (dy motrat dhe vajza), rezulton se fotot janë të djemve të Madanit.

Recommended