Report TV - Udhëzimi i Ri, ja rregullat e reja për regjistrimin në "karabina"

  • 8 years ago
Me anë të një Udhëzimi, të miratuar ditën e mërkurë, Këshilli i Ministrave cakton kriteret dhe procedurat e reja për regjistrimin e lejes së ndërtimit dhe akteve noteriale të lidhura mes ndërtuesve dhe pronarëve të truallit apo blerësve të banesave apo objekteve ndërtimore, që në fazën e karabinasë e deri kur objekti të jetë përfunduar.
Ky Udhëzim shfuqizon atë të mëparshëm, aktualisht në fuqi, të miratuar nga qeveria ?Berisha? më datë 3 tetor 2013.

Regjistrimi i lejeve
Autoriteti shtetëror, përgjegjës sipas ligjit, duhet të përcjellë për regjistrim në Hipotekë lejen e ndërtimit dhe/ose lejen e zhvillimit, brenda 10 ditëve nga data e pajisjes së subjektit zhvillues me këtë leje. Veç këtyre, dërgohen edhe këto dokumente: Planvendosja e sheshit/objektit; projekti arkitektonik; formulari nr.2 për miratimin e sheshit të ndërtimit; formulari nr.4 për miratimin e lejes së ndërtimit; vendimi për leje ndërtimi; vendimi për shesh ndërtimi

Recommended