Report TV - Urdhri i Çakos, ja rregullat e reja për të udhëtuar në "Schengen"

  • 7 years ago
Një urdhër i ri i Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako u kërkon të gjitha pikave të kalimit kufitar që të mos lejojnë të kalojnë kufirin drejt zonës Shengen, shqiptarët që nuk justifikojnë vizitën e tyre. Urdhri i parashikon që shqiptarët të pyeten për adresën ku do akomodohen, kush i ka ftuar, për biletën, por edhe nëse kanë para me vete.

Urdhri parashikon se të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt zonës Shengen do të pyeten për:
? Adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do shkojë;
? Ftesa e pritësit në vendin e destinacionit (të përmbajë kontaktet e pritësit);
? Biletë rezervimi për kthimin;
? Mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit;

Nëse nuk plotësoni një nga këto 4 kushte, atëherë policia kufitare shqiptare do t?ju kthejë mbrapsht dhe nuk do lejoheni të udhëtoni. Shkak I këtij urdhri të Çakos është numri i lartë i azilantëve, jo vetëm në Gjermani, por edhe në Francë.

Në muajt e fundit është shtuar numri I shqiptarëve që kërkojnë azil dhe urdhri i Drejtorit të Policisë parashikon se të gjitha pikat kufitare, tashmë do të marrin në pyetje imtësisht qytetarët shqiptarë që shkojnë në vendet si Francë, Gjermani etj.

Recommended