Report TV - Elbasan, vritet vëllai i Gentian Beqirit dyshohet ekzekutim me pagesë

  • 8 years ago
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të natës së kaluar në Elbasan ku 40-vjeçari Saimir Beqiri, vëllai i Gentian Beqirit, që u ekzekutua në banesë në vitin 2012, teksa ruhej nga policët, pasi ishte në ?arrest shtëpie" është gjetur i pajetë në oborrin e një lokali

Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se, 40-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në afërsi të karburantit të tij.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, sapo është njoftuar, dhe ka nisur hetimet në disa pista, pasi viktima nuk është i panjohur për të, duke qenë se ai njihet si person me precedent penal të mëparshëm.

Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dyshohet se 40-vjeçari është vrarë nga vrasës me pagesë, pasi ai njihej në zonë si i përfshirë në trafiqe të qenieve njerëzore dhe drogës drejt Italisë.

Burime nga policia thonë se Beqirin autori ose autorët e kanë ndjekur nga karburanti, ku pas konstatimit ai dyshohet se është larguar me shpejtësi, por është qëlluar me armë ku ka mbetur edhe i vdekur në vend.


ATENTATORET HAKMERREN ME 7 PLUMBA, VRASIN GENTIAN BEQIRIN DHE TE ATIN
Vritet nën hundën e dy efektiva të policisë së Elbasanit Gentian Beqiri allias Ardian Meta, njeriu që akuzohet nga prokuroria e këtij qyteti si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005. Vrasja e Beqirit, është kryer në ambjentet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen ?Sporti i vjetër? në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat dhe shikonte televizorin, Beqiri është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator.

Pas vrasjes së Gentian Beqirit, për pesë minuta ka vdekur për shkaqe natyrale dhe babai i tij, Nezir Beqiri, i cili sipas burimeve pranë policisë së Elbasanit është vrarë me grushta dhe shkelma nga dy autorët e krimit që tashmë janë identifikuar si Florenc Çapja dhe Ajet Jaçe. Nga goditjet me shkelma i moshuari ka pësuar infakt në zemër për shkak të përplasjes me forcë në dysheme dhe rrahjes nga dy autorët. Teksa i moshuari qëllohej pa mëshirë nga njëri prej autorëve, tjetri që mendohet se ka qënë Florenc Çapja ka qëlluar për vdekje djalin e e tij 35-vjeçar. Ky i fundit nuk ka mundur të bëjë asnjë reagim përballë dy autorëve, për shkak edhe të gjëndjes së tij shëndetësore. Sipas burimeve, 35-vjeçari Beqiri që prej 6 vitesh vuante nga një paralizim i këmbëve, gjë të cilën e kishte marrë në 24 gusht 2006, kur po ndiqej nga policia, e cila e ka arrestuar si autor të vrasjes së biznesmenit Çapja.

Nga muaji qershor i këtij viti Beqiri kishte arritur të fitonte lirinë, për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit. Për pasojë, gjykata e Elbasanit kishte caktuar masën e ?arrestit në shtëpi? ndaj tij,duke caktuar që banesa e 35-vjeçarit të ruhet me policë.

Recommended