27 kg drogë në banesën e nën oficerit të ushtrisë, pranga 6 personave në Tiranë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjashtë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës në kuadër të një operacioni, ku janë sekuestruar edhe një sasi prej 27 kg drogë e dyshuar kanabis sativa.
Operacioni i koduar ?Agimi?, çoi në arrestimin e shtetasve Fatmir Haka, 33 vjeç, banues në Tiranë,me detyrë nën oficer në repartin e Zallherit, Ylber Tahiri, 42-vjeç, Arben Metaj, 28 vjeç, Urim Haka, 22-vjeç, Valter Dedndreaj, 30-vjeç, si dhe Fatjon Hoxha, 30-vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
?Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë sot pas informacioneve të mara në rrugë operative ku rezultonte se pranë banesës së shtetasit Fatmir Haka, personat e lartë përmendur po shkëmbenin një sasi lënde narkotike të llojit kanabis sativa e cila do të transportohej me një automjet tip BMW?, sqaron komunikata.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/27-kg-droge-ne-banesen-e-nen-oficerit-te-ushtrise-pranga-6-personave-ne-tirane/

Recommended