Aksion në Lezhë, zbulohen drogë e mina, pranga 4 personave - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Operacionin e koduar "Telekomanda" ka vënë në pranga katër persona mbrëmjen e së shtunës në Lezhë.Sipas policisë bëhet me dije se është arrestuar shtetasi Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, pasi në mjetin e tij tip ?Opel? në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje.Ndërkohë në vijim të këtij operacioni është ndaluar shtetasi në kërkim Gentjan alias Gazmir Elezi, 32 vjeç, banues në Fushë-Mamurras në Kurbin. Elezi ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin më masën e sigurimit personal  "Arrest në burg".32-vjeçari është një person i përfshirë në ngjarjen e datës 23 shtator 2015, në Mamurras Kurbin, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mes disa personave ka mbetur i vrarë shtetasi N.T.Telekomanda gjithashtu ka arrestuar në shtetasit Gentjan Tafa, 35 vjeç dhe Eris Gjoni, 20 vjeç.35-vjeçarit iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pistoletë tip TT, me një krehër me 8 fishekë.
Recommended