Report TV - Basha në 25-vjetorin e BSPSH: PD do të rrisë pagën minimale

  • 8 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha angazhohet se në programin e tij për qeverisje të rritet paga minimale dhe implementimi i politikave që zgjidhin problemin e papunësisë, dhe që nxisin zhvillimin ekonomik e investimet në vend.

Këtë deklaratë kreu i PD e bëri në 25 vjetorin e themelimit të Bashkimit të Sindikatave në vend ndërsa tha se këto politika përkojnë me pritshmëritë e sindikatave sot.

"Mosrritja për tre vite me rradhë e pagës minimale është pjesë e një politike që e ka sjellë ekonominë në deflacion, pasi fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm.
Departamentet e PD-së- kanë përfunduar sipas fushave projekt-programet e zhvillimit, që ne do t?i konsultojmë me grupet e interesit, me partnerët socialë, me BSPSH-në, me organizatat e punëmarrësve dhe punëdhënësve. Po kalkulojmë mundësitë reale të rritjes së pagave, sidomos të pagës minimale, e cila është praktikisht një referencë edhe për pagat e tjera," deklaroi kreu i PD.

Në fjalën e tij, Basha tha se PD dhe sindikatat ndajnë të njëjtën histori pasi kanë lindur nga liria.

"BSPSH u bë zëri i ri përfaqësues i një mase shumë të madhe punëtorësh anemambanë vendit që donin ndryshimin. Ajo hyri dhe është në histori. BSPSH është Solidarnosti ynë. Lëvizja Studentore e Dhjetorit, Partia Demokratike dhe BSPSH janë tre forcat simotra që hapen rrugën e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri 25 vite më parë. Ne jemi të ?një gjaku? në kuptimin që edhe PD, edhe sindikatat e pavarura i ka lindur Liria. Ne jemi lidhur që prej fillimit e në vazhdimësi nga respekti për vlerat e përbashkëta që janë të shenjta për ne dhe për ju: puna, dinjiteti i individit të lirë, i punëtorit, i qenies njerëzore, i shqiptarit. Ju jeni demokratë kur predikoni dhe luftoni për këto vlera. Ne jemi sindikalistë gjithashtu duke luftuar këto vlera." tha Basha.

Recommended