Ora News - Basha: Pagën minimale do të bëjmë 400 euro! Para drejtësisë nga juristi tek kryeministri

  • 5 years ago
#rtvora

Aksioni i opozitës duket se ka kaluar tashmë nga protestat në prezantimin e programit të ekonomisë. Në kongresin e Bashkimit të Sindikatave të pavarura të Shqipërisë, kryetari i PD Lulzim Basha ka premtuar se në muajt e parë të qeverisjes do të rrisë në 300 euro pagën minimale, ndërsa në fund të mandatit paga minimale do të jetë 400 euro.

Basha: Deklaroj para kësaj asambleje vendimin e PD për të kaluar brenda gjashtë mujorit të parë të qeverisjes masën e rrogës minimale në nivelin e 300 eurove dhe brenda 4 viteve 400 euro. Si një mase e domosdoshme për punëmarrësit, pa të cilët nuk mund të ketë treg të lirë dhe mirëqenie.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e 7-te te Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Shqipërisë, Basha premtoi që sapo të vijë në qeveri do të hetojë të gjitha PPP dhe koncesionet. Gjithsecila prej tyre, tha Basha, do të trajtohet si vepër e dyshuar kriminale. Ndërsa garantoi vënien para drejtësisë nga zyrtari më i thjeshtë deri tek kryeministri.

Basha: Politika e PPP që është një vjedhje me ligj është sanksionimi me ligj i devijimit të qindra milionë euro të taksave të marra nga punëmarrësit, nga bizneset, zhvatja e shumicës së shqiptarëve për tia dhënë këto para një grushti oligarkësh për ti ndarë me një grusht politikanësh.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-premton-pagen-minimale-do-te-bejme-400-euro-ne-muaj

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended