Report TV - Taracat e gjelbërta trendi i ri në kryeqytet, ja përfitimet që sjellin

  • 8 years ago
Tarraca e Bashkisë së Tiranës nuk do të jetë e vetmja e gjelbëruar pasi projekti do të shtrihet në një pjesë të madhe të zonave të populluara të kryeqytetit. Nevin Bilali këshilltare e kryebashkiakut Veliaj sqaron në një intervistë për Report Tv detaje të tjera të projektit.

?Vete Bashkia e Tiranës është duke punuar për zgjerimin e këtij pojekti. Një ndër zonat e tjera do të jetë ën zonën e unazës afër 21 dhjetorit duke qenë se jemi në një ndër kryqëzimet më të ndotura. Një është blloku i partizanit që quhet ndryshe që janë objekte të vjetra që mund të përballojnë shumë mirë një taracë të gjelbëruar. Dhe normalisht në të gjitha pikat kyçe këto janë mushkëri për vetë banorët, për njerëzit që punojnë aty dhe mushërki për gjithë qytetin,? tha ajo.

Sipas Bilalit çështja estetike nuk është i vetmi përfitim nga taracat e gjelbëruara.

?Do doja shumë që të mëshoja mbi gjërat më pozitive që të ofron një taracë e gjelbëruar. Nuk do hiqja absolutisht termoizolimin. Që një taracë e izoluar në krahasim me një soletë e mbuluar me katrama arrin eficensën deri në 95 % që ta termoizolojë një objekt. Përveç kësaj redukton edhe derdhjen e ujërave të shiut nëpër rrugë dhe në mënyrë të tillë mund të evitojmë edhe pak përmbytjet,? shpjegoi Bilali.

Projekti i Bashkisë së Tiranës synon që të sjellë gjelbërimin e tarracave për të ulur nivelin e ndotjes si një nga format dhe mundësitë e pakta që ka kryeqyteti për shtimin e hapësirave të gjelbërta.

Recommended