Blushi: Mos i mbyllni dyert emigrantëve, Tahiri: S’mund të tolerojmë për hir të bamirësisë- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti socialist Ben Blushi, kritik i hapur i kryeministrit Edi Rama, sot tejkaloi çështjet e ngritura deri tani ne Kuvend mbi gjendjen e renduar ekonomike dhe varferinë në rritje, për ta adresuar shqetësimin e tij tek kriza e refugjatëve. Ai i kujtoi autoriteteve drejtuese të vendit se Shqipëria duhet te tregoje solidaritet dhe te mos mbylle kufijtë duke ngritur pyetjen se çdo kishte ndodhur nëse Italia do kishte mbyllur kufjitë për qindra mijra emigrante shqiptare 25 vjet më parë. Këto pyetje si dhe ato në lidhje me muxhahedinët moren pergjigje nga dy ministra të kabinetit Tahiri dhe Bushati që thanë se Shqipëria po koordinon veprimet me partneret ndërkombëtarë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/blushi-mos-i-mbyllni-dyert-emigranteve-tahiri-smund-te-tolerojme-per-hir-te-bamiresise/

Recommended