Lumi Ishëm shkakton përmbytje në Fushë Krujë, nën ujë dhe disa lagje të Durrësit- Ora News-
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rritja e prurjeve të lumit Ishëm si pasojë e reshjeve intensive ka sjellë nxjerrjen e tij nga shtrati në tre fshatra të Krujës.
Në Mallkuç, Murqinë dhe Mazhë, janë përmbytur të paktën 150 ha tokë bujqësore, të mbjella me grurë dhe jonxhë, ndërkohë që uji u është afruar shumë banesave. banorët thonë se situata përsëritet sa herë ka reshje të dendura, dhe askush nuk u ka dhënë një zgjidhje.
Përvec dëmeve të konsiderueshme materiale, sa herë përmbyten, fëmijët që banojnë në këto fshatra të Krujës, nuk shkojnë në shkollë.
Mësohet se nën ujë janë dhe disa lagje të Durrësit, si Shkozet, zona e Plazhit, Spitalla, Nishtulla.
Qindra banesa janë gdhirë të përmbytura. Banorët thonë se uji ka hyrë nëpër banesa

Për më shumë klikoni në
http://www.oranews.tv/vendi/lumi-ishem-del-nga-shtrati-permbyten-rreth-120-ha-toke-bujqesore-ne-fushe-kruje/
Recommended