Report TV - Dekriminalizimi, Berisha: Krimi po udhëheq negociatat e PS-së

  • 8 years ago
Ish-kryeministri Sali Berisha foli për një skenar bllokimi nga ana e mazhorancës sa i përket procesit të negociatave për dekriminalizimin. Në një prononcim për gazetarët, deputeti demokrat tha se bisedimet e shumicës për arritjen e konsensusit politik po udhëhiqen nga kriminelët, të cilët sipas tij i bëjnë presion kryeministrit Edi Rama, i cili reflektohet në qëndrimet e ndryshme të përfaqësuesve të mazhorancës.