Report TV - Dekriminalizimi, palët gjejnë konsensus për aktet nënligjore

  • 8 years ago
TIRANË- Negociatat mes maxhorancës dhe opozitës për miratimin e akteve nënligjore që do t?i hapin rrugën zbatimit të ligjit të dekriminalizimit janë mbyllur për sot pas shumë orësh diskutime, duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë më nevojë për të tjera, pasi është gjetur gjuha e përbashkët.

Këtë fakt e konfirmoi, deputeti socialist Taulant Balla i cili u shpreh besim plotë se nuk do ketë më nevojë për negociata pasi është arritur në një draft të vetëm.

?Nuk do kishte pas nevojë për negociata kaq të gjata nëse nga ana e PD nuk do kishte pasur një bindje që gjithë ai konsensu i arritur për ligjin duhet të kishte vlejtur edhe për përkthimin e ligjit në një vendim dhe më pas në shtojcat që e bashkëshoqërojnë. Jam besim plotë që me dëshirën tonë shumë të madhe që në gjithë këtë proces të ruajmë atë kosensus të arritur për ligjin, besojmë se kemi arritur në një draft dhe nuk do ketë më nevojë për negociata. Nesër në kuvend do kemi zbardhur të gjithë dokumentacionin për një vendim të kuvendit dhe më pas një formular deklarimi. E gjithë kjo tymnajë e bardhë do mbyllet nesër. Kemi rënë dakort për të gjitha, kërkohet një medim mbi ato që është dakortësuar me kolegët e PD,? tha Balla.

Recommended