Bashkia e Tiranës do të rishikojë paketën fiskale për taksat e biznesit të vogël

  • 8 years ago
Bashkia e Tiranës do të rishikojë paketën fiskale për taksat dhe detyrimet e biznesit të vogël. Vendimi u mor pas dy orë takimi mbrëmjen e së shtunës me përfaqësues të tregtarëve dhe pas dy protestave brenda javës.
Pas takimit, kryetari i bashkisë Erion Veliaj sqaroi publikisht se do të rishihet taksa e hapësirës publike vetëm në mënyrë sezonale për karriget dhe tavolinat në trotuar.

Recommended