Banorët e Kaçinarit në proteste për ndërtimin e HEC-it: Përmbytet rruga
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banoret e Njësisë Administrative të Kaçinarit në Mirditë kanë dalë në proteste, pasi ndërtimi i hidrocentralit në këtë zonë do të sjellë përmbytje të rruges që i lidh ata me qytetin e Rrëshenit.Kjo do të thotë izolim të fshatrave të kësaj zone, pasi janë më shumë se 3 km rrugë që do të përmbyten duke u kthyer në liqen.
Sipas banorëve shenjat e para të përmbytjeve kosntatohen sa here që ka reshje, pasi me ndërtimin e diges së HEC-it përmbytet ura e cekajve, duke bllokuar lëvizjen për në këtë zonë.Banoret kërkojnë që të gjendet zgjidhje, duke kërkuar që të ndërtohet rruga tjeter që ti lidha ata me qendrën e qytetit, siç ishte premtuar më parë.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-kacinarit-ne-proteste-per-ndertimin-e-hec-it-permbytet-rruga/
Recommended