Report TV - 25 vjetori i grevës së studentëve, Gonxhe: Ju rrëfej si e rrëzuam sistemin

  • 8 years ago
Në 25 vjetorin e grevës së urisë së studentëve dhe rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha një nga protagonistët e asaj lëvizje Blendi Gonxhe jep dëshmi të atyre momenteve që rrëzuan përfundimisht sistemin komunist. I ftuar në emisionin e mëngjesit Rreze Dielli, Blendi Gonxhe kujton se greva e tyre nisi në datë 18 shkurt për të përfunduar në 20 shkurt pas rrëzimit të bustit të diktatorit. Sipas tij greva u zhvillua në kushte shumë të vështira psikologjike ku madje dhe vetë PArtia Demokratike ishte pengesë për zhvillimin e saj
"Ne ishim shumë të bindur që ajo bëhej vetëm pa lejen e Partisë Demokratike, pa lejen e partive sepse po ti ishte marrë leje partive nuk do bëhej greva e urisë. Kemi pasur mbështetje të veçantë nga disa individë brënda Partisë demokratike si Gramoz Pashko, Arben Imami dhe disa individë të tjerë që ishin të rëndësishim po themi në Partinë demokratike por dhe ata spo kishin filluar betejën e tyre për protagonizëm në atë parti ku ishte vështirë të bëje një karrierë protagonisti që nga koha e marrjes së partisë nga Sali Berisha dhe greva kishte mbështetje edhe nga Azem hajdari po themi si individ por si Parti Demokratike ishin kundër mund të them se ishin më të shqetësuar ndoshta se dhe vetë socialistët në atë periudhë."-tha Gonxhe
Edhe pse kanë kaluar 25 vite nga rënia e bustit të Enver hoxhës sipas Gonxhes ende në politikën shqptare fatkeqësisht vijon të jetë gjallë mentaliteti i diktatorit.

Recommended