Pastrimi i listave zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ne Maqedoni ka pranuar metodologjinë e pastrimit te listës zgjedhore, qe do te siguronte zgjedhje te lira dhe te ndershme. Sipas propozimit te Komisionit Shtetëror Zgjedhor, të dhënat e votuesve do të merren nga zyrat e gjendjes civile dhe institucionet shëndetësore. Ndonëse ky konsiderohet nje vendim qe mund t?i hape rrugën mbajtjes se zgjedhjeve te parakohshme, per liderin e opozitës, Zoran Zaev nuk ka kohe te mjaftueshme qe te kryhet pastrimi i listave deri ne 24 prill.?Ne dëshirojmë kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Metodologjia i parashikon të gjitha operacionet e domosdoshme për pastrimin e listës zgjedhore, kontrollin statistikor, listat zgjedhore nga viti 2009 e ne vazhdim, sigurimin e të dhënave nga 10 institucionet shtetërore dhe kontrollin në terren për rastet e dyshimta?.Maqedonia me rreth dy milion banorë ka thuajse 1 milion e 800 mijë votues të regjistruar, një shifër kjo e diskutueshme. Edhe ndërkombëtaret dhe vëzhguesit e zgjedhjeve, kane bërë vërejtje për mungesën e pastrimit të listës zgjedhore, qe le hapësira per manipulim te procesit.

Recommended