Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyt toka në Krujë, fryhet lumi Shkumbin - Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ulja e temperaturave e shoqëruar me reshje shiu dhe bore në të gjithë vendin, ka sjellë probleme nga përmbytjet e tokave bujqësore në Krujë. Në Elbasan dhe Milot, gërryerjet nga lumi kanë sjellë probleme nëpër rrugë. Ndërkohë në Dardhë të Korçës nga reshjet e borës rekomandohet pajisja e mjeteve me zinxhirë.
Reshjet intensive që kanë sjellë për pasojë daljen nga shtrati të lumit Ishëm në Krujë, ka përmbytur dhjetëra ha tokë bujqësore në Mallkuç dhe Murqinë.
Sipas banorëve, nëse reshjet do të vijojnë, uji rrezikon t?u futet në banesa, ata kërkojnë ndërhyrje për pastrimin e lumit, pasi vërshon sa herë ka reshje shiu.
Në Skuraj të Kurbinit, rritja e prurjeve të lumit Mat pas hapjes së portave të Hidrocentralit të Shkozetit, rrezikon gërryerjen e trasesë së Rrugës së Kombit.
Ndërkohë Pranë tunelit të Kalimashit ka prani bore por rruga është e lirë dhe lëvizja mund të bëhet edhe pa përdorimin e zinxhirëve.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kukesi-zgjohet-me-bore-ne-lezhe-permbytet-zadrima/