Mbetjet e Librazhdit në det/ Lumi Shkumbin i nxjerr në Adriatik, bizneset ndotësit më të mëdhenj

  • 4 years ago
Ky është lumi Shkumbin, në afërsi të Librazhdit, i cili siç shihet në këto pamje është i mbushur me mbetje, pjesa më e madhe e të cilave përfundojnë në detin Adriatik.


Situata bëhet më e vështirë kur lumi ka prurje të mëdha, pasi edhe mbetjet të cilat kanë ngecur në shkurret anës tij i merr rrjedha e ujit.

Këto mbetje të cilat kanë mbetur varur nëpër shkurre, po presin reshjet e dendura të radhës, për të marrë më pas rrugën për në det, dhe saktësisht në Vilë Bashtovë, aty ku është edhe stacioni i tyre i fundit. Ky lum i cili përshkon disa bashki, siç janë Librazhdi, Elbasani, Rrogozhina, Kavaja, e për t?u dedhur më pas në adriatik, në pjesën më të madhe të tij, shfrytëzohet si vend për të hedhur mbetjet.

Një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes së lumit Shkumbin, janë pikërisht bizneset buzë këtij lumi, të cilat mbetjet i hedhin në shtratin e tij. Biznese këto që vazhdojnë përgjatë lumit në drejtim të Elbasanit dhe Peqinit.

Por mes mbetjeve të zakonshme si bidona, plastika dhe qelqurina, rrugës bashkohen edhe mbetjet spitalore. Është pikërisht plazhi i Vilë Bashtovës në Kavajë, i cili e tregoi hapur këtë masakër mjedisore. Të gjitha mbetjet deti i nxori hapur në rërë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Shkumbini#TopChannel