Anulohet koncesioni, “Rruga e Kombit”, ministria refuzon ofertat: Bien ndesh me interesin publik

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Është anuluar dhënia me koncesion për mirëmbajtjen e ?Rrugës së Kombit?. Lajmi është publikuar sot nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, e cila nëpërmjet një deklaratë për mediat tha se Komisioni i Ofertave refuzoi ofertat e dy kompanive, kineze dhe asaj turke pasi bien ndesh me interesat e publikut.
"Në përfundim Komisioni bazuar edhe mbi sugjerimin e Koorporatës Financiare Ndërkombëtare vendosi që ofertat e paraqitura bien ndesh me interesin publik pasi janë në një vlerë dy herë më të larta sesa pritshmëritë e komisionit të qeverisë shqiptare dhe të BB.
Të gjendur në këto kushte komisioni vendosi që të refuzojë këto oferta duke i trajtuar si të pavlefshme dhe të anulojë procedurën e shpallur. Jemi duke vlerësuar nëse do të rishapllim të njëjtën procedurë apo do të gjejmë një model tjetër për tërheqjen e investimeve private.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/