Buxheti “Gropë” edhe në nëntor, Nisma anti informalitet nuk jep efekt te të ardhurat - Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Financave, për periudhën janar- nëntor totali i të ardhurave ishte rreth 342 miliardë lekë, duke rezultuar rreth 16 miliardë lekë më pak se plani. Buxheti u rishikua me ulje në fund të gushtit, si rrjedhojë e performancës së dobët të të ardhurave, duke u kthyer në ?pikën zero? në raport me planin dhe mosrealizimi prej 16 miliardë lekësh ka ardhur vetëm për periudhën shtator-nëntor, që përkon me aksionin antiinformalitet.
Ndërsa nisma anti informalitet ka hyrë në muajin e tretë, financat nuk kanë arritur të përmirësojnë ritmin e mbledhjes së të ardhurave. Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave, për periudhën janar- nëntor totali i të ardhurave ishte rreth 342.4 miliardë lekë , duke rezultuar rreth 16 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar në gusht të këtij viti.
Kujtojmë se buxheti u rishikua me ulje në fund të gushtit, si rrjedhojë e performancës së dobët të të ardhurave, duke u kthyer në ?pikën zero? në raport me planin dhe mosrealizimi prej 16 miliardë lekësh ka ardhur vetëm për periudhën shtator-nëntor, që përkon edhe me operacionin anti informalitet.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/buxheti-grope-edhe-ne-nentor-nisma-anti-informalitet-nuk-jep-efekt-te-te-ardhurat/

Recommended