PD: OSHEE i dha me qira godinën deputetit PS, Rakip Suli. Të enjten të ngrihemi në këmbë -Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se vazhdon aferat korruptive me deputetët e tij duke iu dhënë atyre tendera dhe koncesione në mënyrë të jashtëligjshme.
Sekretarja për marrëdhëniet me publikun Grida Duma, denoncoi sot vendimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për të marr me qira një godinë në autostradën Tiranë-Durrës, në pronësi të deputetit socialist Rakip Suli.
Grida Duma: ?Me porosi të Ramës, godina që ka në autostradën Tiranë-Durrës, Aurora Grup, është marrë me qira nga OSHEE. Për një kat në këtë godinë, Rakip Suli, deputeti merr nga OSHEE miliona lekë në muaj. Ndërkohë që banda e hajdutëve të Ramës, që vazhdon tu marrë jetën qytetarëve e kryefamiljarëve, se nuk kanë mundësi të paguajnë e janë në errësirë në këtë dimër të ftohtë, ka vendosur të trefishojë shpërblimin për deputetin e Ramës, pasi po i merr dhe dy katet e tjera me qira.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-oshee-i-dha-me-qira-godinen-deputetit-ps-rakip-suli-te-enjten-te-ngrihemi-ne-kembe/

Recommended