Tensione në Parlament, PD bllokon foltoren - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sharjet dhe ofendimet mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës kanë bllokuar dy herë seancën maratonë të kuvendit gjatë kohës që diskutohej kërkesa e PD-së për hetim ndërkombëtar të çështjes CEZ. Ish-kryeministri Berisha i është drejtuar deputetit Taulant Balla me akuza fyese, duke i thënë atij se pushteti i qeverisë ka mbetur në dorën e çakejve dhe përdhunuesve. Por i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i deputetit socialist, i cili duke ironizuar moshën e ish-kryeministrit, ka treguar se nuk i bën përshtypje asnjë nga sharjet dhe ofendimet e tij. Kaq ka mjaftuar që deputetët e mazhorancës të bllokojnë foltoren e kuvendit dhe kanë kërkuar që Balla të largohet që aty dhe të tërhiqet. Edhe pse drejtuesja e seancës Valentina Leskaj bëri shpesh thirrje për qetësi, dhe megjithë forcat e gardës së republikës brenda në sallë, demokratët nuk janë tërhequr, madje deputeti Flamur Noka ka shkulur mikrofonin, çka ka sjelle ndërprerjen e seancës. Kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, u ka kërkuar të gjithë deputetëve që të ruajnë etikën parlamentare. Por pavarësisht këtyre thirrjeve, akuzat dhe ofendimet kanë vijuar.Demokratët tentuan të bllokojnë sërish seancën, por ndërhyrja edhe njëherë e z.Ruçi, bëri që Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri të marrë fjalën. Akuza e Ministrit të Energjisë se është zhdukur dosja origjinale e privatizimit të CEZ dhe se së shpejti do të bëhet një kallëzim penal për këtë çështje, vjen në një kohë kur Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka çuar per ndjekje penale Gjiknurin dhe avokaten e shtetit Hicka, me pretendimin se shkaktuan një dëm prej 475 milion eurosh ne marrëveshjen e qeverise me çeket.
Recommended