Kuvend, opozita bllokon foltoren - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej mbi një muaji, përpjekja e opozitës për bllokimin e seancës plenare, i ngjan një filmi të ritransmetuar disa herë. Edhe këtë të enjte, demokratët mbajtën të njëjtin qëndrim të kushtëzuar me Parlamentin. Deklaruan se Kuvendit do t?i kthehet legjitimiteti, vetëm pasi të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese mandatet e deputetëve socialistë Rakip Suli dhe Valentina Leskaj. Akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, i artikuloi nënkryetari i grupit parlamentar demokrat Eduard Halimi. Ky bllokim detyroi kreun e Kuvendit Meta, të ndërpresë seancën. Por as kjo pauzë nuk qetësoi gjaknxehtësinë e opozitarëve, që të paktë në numër mbajtën të rrethuar foltoren. Por edhe mazhoranca kishte strategjinë e saj: ndërsa demokratët ishin në këmbë, deputetët e shumicës folën nga vendi për rendin e ditës. Më herët, të gjithë deputetët mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Bruksel.
Recommended