Selanik, tensione mes emigrantëve - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Janë rritur tensionet në Dhiavata të Selanikut, ku forcat e policisë kanë krijuar një kordon pengesë për të parandaluar refugjatët të cilët kanë dalë nga qendrat e azilkërkuesve dhe duan të kalojnë kufirin për në Maqedoninë e veriut.Mbi 700 refugjatë tentuan t?i afrohen pikës së kalimit kufitar, pas thirrjeve në rrjetet sociale se rruga do të hapej këtë ditën e premte, duke u mundësuar kalimin drejt Europes Veriore.Ndërkohë, qindra emigrantë nga pjesë të ndryshme të Greqisë u mblodhën afër një kampi në Selanik ku ngritën edhe çadra. Sipas autoriteteve greke numri i refugjatëve sa vjen dhe shtohet, e mes tyre ka shume gra e fëmijë.Ata thanë se iu përgjigjen një thirrjeje anonime në rrjete sociale për të shkuar në kufirin grek me Maqedoninë e Veriut.Policia ka shtuar masat e sigurisë si dhe ka vendosur autobusë në kufi për të kthyer refugjatët.Mediat e vendit fqinj shkruajnë se e njëjta thirrje në rrjetet sociale po kryhet edhe në Turqi. Ende nuk dihet kush fshihet pas saj, por e sigurt është se ky lajm i rremë ka krijuar kaos.
Recommended