Spaho: Tahiri dhe Meta të dorëhiqen - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i kuvendit Ilir Meta dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, janë vene serish ne qendër te sulmeve te opozitës, e cila edhe njëherë ka kërkuar dorëheqjen e tyre. Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, ka deklaruar se prej 10 ditësh këta dy funksionare te shtetit janë pa legjitimitet, pasi mbi ta rendojnë akuza te rende per marrje ryshfeti e për lidhje me bandat e trafikut te drogës. ?Partia demokratike, përsërit kërkesën për dorëheqjen e menjëhershme të ilir metës dhe vendosjen e tij në dispozicion të një hetimi të plotë dhe të besueshëm për akuzat e bëra publike. Largimi i Saimir Tahirit është parakusht për t?i hapur rrugë një hetimi të plotë e të pandikuar mbi akuzat e tmerrshme dhe faktet e bëra publike për implikimin e tij në trafikun e drogës përmes kushërinjve habilaj të cilëve ju ka vënë në dispozicion edhe automjetin e tij privat dhe skafin po në emër të tij?.Spaho e ka beret e qarte se ne mungese te reagimit nga ana e qeverise opozita do te filloje protesta.?Nëse dyshja Rama-Meta vazhdon me kokëfortësi të kapen me dhunë e arrogancë pas karrikes edhe pse nën akuza të pakapërdishme, atëherë do të përballen me forcën e bashkuar të qytetarëve shqiptarë deri në rrëzimin e regjimit të krimit dhe korrupsionit?.Por përveç largimit te Metes e Tahirit, opozita kërkon edhe miratimin e ligjit per dekriminalizimin dhe marrjen e masave urgjente per krizën ekonomike pasi vetëm keshtu mund te shpëtohet demokracia dhe stabiliteti i vendit.

Recommended