Meta, “OK” dhe kritika buxhetit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i republikes Ilir Meta ka dekretuar buxhetin per vitin e ardhshem. Por firma e kreut te shtetit mbi ligjin financiar me te rendesishem te vitit eshte vendosur vetem per te mos penguar procesin e rindertimit pas termetit, pasi presidenti ka shprehur nje sere rezervash per kete ligj. Kreu i shtetit eshte i pari qe refuzon te dekretoje buxhetin e nje qeverie sic beri vitin e kaluar, e mbetet I pari president qe ben vleresimin e performances ekonomike te nje qeverie duke shprehur rezerva per menyren se si ekzekutivi ka vendosur te hartoje buxhetinMbledhja e të ardhurave të buxhetit deri në tremujorin e tretë, dhe në vijimësi në dhjetëmujorin dhe në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019 ka treguar një performancë të dobët të realizimit. Në veçanti dinamika e të ardhurave nga TVSH-ja është përkeqësuar edhe më tej në 11 mujorin e vitit 2019.Ndersa ka analizuar ato qe sipas presidentit jane pika te dobeta te qeverise gjate ketij viti, meta ka nenvizuar edhe rreziqet qe sipas tij do te sjelle viti 2020Një rrezik të shtuar fiskal për shpenzimet publike për vitin buxhetor 2020 paraqet rritja e vlerës së projekteve të PPP ekzistuese dhe numrit të projekteve të reja, i rrezikut të injektimit të kapitalit për Koorporatën e Investimeve, i financimit të humbjeve të sektorit të energjisë, si dhe rritja e kostos së borxhit publik.Perplasja mes presidentit dhe mazhorances eshte shoqerua shpesh me refuzimin e ilir metes per te dekretuar ligje, por pas termetit te 26 nentorit kreu i shtetit ka dekretuar menjehere cdo akt qe ka pasur lidhje me kete fatkeqesi.

Recommended