Basha: Të dorëhiqen Rama-Meta - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ne protestën e pare te opozitës qe kur ka nisur bojkotin e kuvendit, i ka kërkuar qeverisë Rama - Meta dorëheqjen, ose përndryshe protestat e demokratëve nuk do të ndalen deri në rrëzimin e saj. Ka qenë ky kulimi i fjalimit të Bashës, i cili tha se një mazhorancë e cila nuk mban premtimet e bëra dhe prish kontratën me votën e qytetarit duhet të ikë vetë në mënyrë vullnetare. Lulzim Basha i bëri thirrje kryeministrit Rama që të dalë nga bunkeri i Enver Hoxhës dhe të përballet me qytetarët e Shqipërisë. Sipas Bashës sot qytetarët jo vetëm që janë më të varfër, por rrezikojnë të bëhen më xshumë pasi qeveria po rrit taksat, çmimin e energjisë elektrike dhe po prish shtëpitë për ata të cilëve në fushatë iu premtoi se do ia legalizonte. ai i bëri thirrje qeverisë që të tërhiqet: Gjatë një fjalimi i cili zgjati për 30 minuta, kreu demokrat bëri thirrje që Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve. Sipas Partisë Demokratike, sot në shesh kanë protestuar 200 mijë qytetarë të cilët vinin nga e gjithë Shqipëria. Basha deklaroi se nëse qeveria nuk tërhiqet nga vendimet e saj protestat nuk do të ndalen.