Në pranga anëtari i "Hakmarrjes për Drejtësi" - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 9 years ago
Gentian Çaka, një prej eksponentëve të bandës së ashtuquajtur ?Hakmarrja për Drejtësi?, është arrestuar në orët e para të së premtes në qytetin e Pogradecit. Sipas Policisë së Shtetit, kanë qenë forcat RENEA, të cilat, pas informacioneve të marra lidhur me vendndodhjen e tij, kanë bërë të mundur arrestimin pas më shumë se 10 vitesh arrati.