Ekskluzive-Lista e OFL-së/ Nga 'Çipuri' te 'Buzderi', anëtari i 'Hakmarrjes për Drejtësi

  • 4 years ago
Zbardhen emra të tjerë të personave që janë në listën e Operacionit ?Forca e Ligjit?,ku sot ?Shqiptarja.com? publikon emrat e individëve që janë nga Vlora dhe Tirana.Me hyrjen në fuqi të aktit-normativ nr.1 të kryeministrit Rama, policia kriminale ka hartuar dhe listat e shtetasve që janë të dënuar dhe menjëherë kanë filluar verifikimet për verifikimin administrativ të pasurisë së tyre. Mes personave që janë në listën e Tiranës, ku OFL-ja ende nuk i ka përmendur emrin dhe ti çojë kërkesën për të justifikuar pasurinë është Domart Konjari.

Ky i fundit është person që kryen trafikun e kokainës në Francë dhe çështja në ngarkim të tij vijon të jetë në gjykim pranë gjykatës së posaçme në Tiranë. Konjari është në kërkim, pasi u lirua me një vendim të gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, me pretendimin se i kishin mbaruar afati kohor i qëndrimit në burg. Një emër tjetër mjaft i njohur i botës së krimit dhe botës së biznesit në Tiranë, për të cilin OFL-ja ende nuk i ka përmendur emrin, por që rezulton në listat e policisë kriminale, është Fejzo Zekaj, pronari në ?hije? i kompanisë ?F.Z Construction?. Nëna e tij Tefta Zekaj është administratore dhe ortake e shoqërisë "FZ Construksion" sh.p.k.