Bllokohet rruga Tiranë-Elbasan - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një situatë e pazakontë eshte krijuar ne aksin rrugor Tirane - Elbasan, pranë fshatit Ibe. Një masiv dheu ka rrëshqitur duke shkaktuar një sërë dëmesh materiale për rreth 30 banesa dhe biznese aty pranë. Dëmi sipas banorëve të zonës arrin në dhjetëra milionë leke. Sipas tyre shkaktari kryesor I kësaj situatë është firma që po merret me ndërtimin e këtij segmenti te autostradës. Renia e dherave ka bllokuar edhe lëvizjen ne ketë aks, cka ka krijuar probleme me qarkullimin. Policia ka bllokuar menjëherë punimet e firmës, ndërkohë qe ka ndërhyre per te zgjidhur trafikun e krijuar. Shume prej drejtuesve te automjeteve jane detyruar te kthehen e te përdorin rrugën tjetër drejt Elbasanit, ate qe kalon pranë Durrësit. Por kalimi është bërë i vështirë edhe për banorë të zonës. Sipas policisë mësohet se sasia e dheut e rënë mbi rrugë, ka rrezuar edhe një shtyllë të tensionit të lartë. Mjetet e renda kane nisur punën për heqjen e dherave e pastrimin e zonës, ndërkohë qe shume familje janë zhvendosur per shkak se banesat e tyre rrezikohen te dëmtohen me shume nga rrëshqitja e dherave.
Recommended