Rruga Tiranë - Elbasan - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne autostradën Tirane-Elbasan pritet te rinise puna për te përfunduar punimet e lëna përgjysmë nga firma kontraktore. Mësohet se shkak i pezullimit te punës ka qene moslikujdimi financiar i kompanisë greke nga qeveria Berisha. Gjate një inspektimi ne autostradën Tirane - Elbasan Ministri i Transporteve tha se qeveria Rama do te shlyeje te gjitha detyrimet ndaj firmës kontraktore, ndërsa kësaj te fundit i kërkoi vijimin me cilësi te punimeve te mbetura. Banore te fshatrave pranë autostradës këmbëngulin per ndërtimin e mbi ose nënkalimeve. Sipas tyre kalimi përmes autostradës per te shkuar nga fshati tek te mbjellat dhe anasjelltas përben rrezik për jetën e tyre. Sipas afateve teknike autostrada Tirane-Elbasan është parashikuar te përfundoje ne qershor te 2014. Edhe pse duhen muaj te tere deri ne këtë afat, ajo u inaugurua me nxitim një jave para zgjedhjeve te 23 qershorit nga ish kryeministri Berisha.
Recommended