Protestë me flamur në Unazë, bllokohet sërish rruga - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Banorët e Astirit që preken nga projekti i Unazës së Re, e vijuan protestën e tyre edhe ditën e flamurit. Bllokimi i rrugës shkaktoi radhë të gjata trafiku.Shumë prej shoferëve u detyruan të ndërrojnë korsinë e rrugës, duke kaluar bordurën ndarëse.Protestuesit akuzuan sërish kryeministrin Rama dhe Kryebashkiakun Veliaj, duke thënë se ata nuk duan tu japin zgjidhje problemit të tyre.Protestës i janë bashkuar edhe disa banorë të bulevardit të ri, të cilët thonë se nuk përfitojnë dëmshpërblim nga ndërtimit i kësaj vepre.Nga ana tjetër, në një pjesë të rrugës pemët janë hequr ndërsa si janë vendosur blloqe betoni, në mënyrë që të vazhdohet edhe me heqjen e shtyllave të ndriçimit.Ndryshe nga një ditë më parë, ku forca të shumta policie shoqëruan zhvillimin e protestës, sot numri i tyre ishte shumë i vogël.
Recommended