Pjerin Ndreu: Ndihemi të përgjuar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni hetimor për policinë ruajti të njëjtën traditë si komisionet e tjera hetimore në historinë e Parlamentit duke prodhuar më shume show se sa rezultate konkrete. Seanca e se premtes e dëshmoi këtë pasi e gjithë vëmendja u përqendrua tek mesazhi i Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri dhe pak u fol për shkarkimet, emërimet dhe situatën e kriminalietit në vend. Por publikimi i mesazhit riktheu debatin tashme të vjetër për përgjimin e politikaneve. Anëtari socialist i Komisionit Hetimor për policinë Pjerin Ndreu deklaron se ky rast faktoi një shqetësim të vjetër të PS edhe kur ishte në opozitë se shërbimet sekrete përgjojnë politikanet. Sipas tij, Shërbimi Informativ Shtetëror po bën një lojë të pisët duke përgjuar qeverinë dhe duke furnizuar me informacione opozitën. Sipas Ndreut, mesazhi i Ministrit të Brendshëm do të jetë një prej çështjeve që kreu i SHISH, Visho Ajazi, duhet të sqarojë kur të raportojë në Komisionin e Sigurisë; duke theksuar se pas kësaj seance dëgjimore do të ngrihet edhe grupi i kontrollit për shërbimin sekret. Komisioni Hetimor për policinë e shtetit mbylli sot zyrtarisht mandatin e dhëne nga Kuvendi, por për shkak se hetimet ende nuk kanë përfunduar pritet që në seancën e së enjtes mandati i tij të shtyhet duke iu dhëne kohë anëtarëve të dëgjojnë edhe 4 dëshmitarë si dhe të hartojnë raportet përfundimtare.

Recommended