“Kush refuzon testin e drogës do trajtohet si përdorues”, 2 amendamentet e PD - Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë para diskutimit në Parlament të projektligjit për dekriminalizimin, Partia Demokratike dorëzoi në Kuvend dy amendamente që kanë të bëjnë me testin e drogës.
Amendamentet e opozitës të firmosura nga deputeti Oerd Bylykbashi parashikojnë që nëse një kandidat për post publike do të refuzojë testin e drogës, atij duhet t?i refuzohet kandidimi pasi do të trajtohet si përdorues i substancave narkotike.
?Përdorimi i substancave narkotike përbën kusht pengues për t?u mbajtur, për t?u zgjedhur apo për t?u emëruar në funksione publike. Në fillim të legjislaturës, çdo deputet duhet të paraqesë në Kuvend një formular që përmban rezultatet laboratorike për përdorimin e substancave narkotike. Në rast refuzimi për nënshtrimin e testit atëherë Komisioni i Mandateve rekomandon edhe refuzimin e mandatit për atë deputet. Analizat do të kryhen nën administrimin e strukturave të posacme pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Në rast refuzimi personi trajtohet si përdorues i substancave narkotike?, thuhet në amendament.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-depoziton-ne-kuvend-dy-amendamente-per-testin-e-droges/

Recommended