Kodi i ri doganor, Rama: Luftë informalitetit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Më 1 janar të vitit 2015 do të hyjë në fuqi kodi i ri doganor i Shqipërisë ndërsa synimi i qeverisë dhe autoriteteve doganore është që të luftohet informaliteti, korrupsioni dhe burokracia në doganat tona. Kodi u prezantua në Durrës nga drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, sipas së cilës ky Kod lehtëson raportet doganë-biznes, si dhe afron administratën doganore shqiptare me standardet e Bashkimit Europian. "Me kodin e ri të doganave kursehet kohë dhe para... dhe synohet modernizim i sistemit të doganave dhe mbrojtjen e vendit nga tregtia e paligjshme."Ndërsa kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët dhe biznesmenët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me ta në dogana. Sipas tij, tashmë do të ketë një marrëdhënie të re mes doganave dhe biznesit dhe njëkohësisht një luftë të ashpër kundër fenomeneve abuzuese në këtë sektor. "Më parë biznesi është parë si burim të ardhurash për t'u nxjerrë me hir e pahir, në një epokë ku biznesi trajtohet si partner strategjik në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Tashmë dogana dhe tatimet janë krahët më të cilët shteti iu shërben njerëzve të biznesit." Sipas Ramës, punonjësit e doganave dhe të gjitha drejtorive përkatëse do të trajnohen për të realizuar në mënyrë të përgjegjshme dhe efikase punën e tyre në shërbim të qytetarit.
Recommended