Beteja kundër terrorizmit, kryeministri Rama në Turqi takohet me Erdogan

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sulmet terroriste në Francë kanë vënë në alert vendet që rrezikohen nga ekstremizmi, mes tyre edhe Shqipërinë, që miratoi një strategji kundër terrorizmit, por edhe Turqinë si vend kufitar me Sirinë.
Në këtë kuadër, beteja kundër terrorizmit domonoi takimin që kryeministri Edi Rama pati gjatë vizitës në Turqi, me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Zyra për shtyp e kryeministrit tha se Rama dhe Erdogan biseduan për situatën e sigurisë në rajon, si pjesë e sfidës së përbashkët kundër terrorizmit, kriza e refugjatëve sirianë si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në atë vend, si dhe nevoja për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-paradite-te-plote-me-erdogan-per-sfidat-dhe-mbeshtjen-ndaj-shqiperise/

Recommended