Nis ndërtimi i landfillit të Korçës, KFW financoi projektin me 5.6 mln euro - Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nisin punimet për ndërtimin e landfillit të Korçës. Ky projekt është mjaft i rëndësishëm për grumbullimin dhe përpunimin e plehrave për rajonin e Korçës.
Projekti kap një vlerë investimi prej 5.6 milionë eurosh dhe është financim i qeverisë gjermane. Ky landfill do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 7.33 hektarësh ndërsa tekniku i ndërtimeve shpjegon se tashmë ka përfunduar heqja e shtresës së parë të tokës e parashikuar për fazën e parë të punimeve.
Tekniku i ndërtimeve: ?Kemi bërë hyrjen për fillimin nga data 27 shtator, rrugën pasi nuk ishte e rregullt ku u futën mjetet, u grumbulluan mjetet me radhë, u transportuan dhe kanë filluan punimet e heqjes së tokës aktive?.
Kapaciteti i përgjithshëm i këtij landfilli është 1 milion metër kub mbetje me një kohëzgjatje prej 20 vitesh e cila është në varësi të mbetjeve dhe riciklimit të tyre.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nis-ndertimi-i-landfillit-te-korces-kfw-financoi-projektin-me-5-6-mln-euro/

Recommended