Tërmetet e forta, sizmiologët: Banorët në rrezik nga mungesa e sigurisë në pallate

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm në një ditë në kryeqytet regjistrohen mbi 2 tërmete, por që nuk ndihen për shkak të magnitudës së vogël. Në një intervistë për Ora News Përgjegjësi i Departamentit të Sizmologjisë, Rexhep Koçi shprehet se edhe pse tërmetet nuk parashikohen, Shqipëria është e ekspozuar ndaj tyre për shkak të pozicionit gjeografik dhe se të tilla shënohen përditë. Tërmeti i fundit që tronditi kryeqytetin që shkonte deri në 5 shkallë rihter, sjell për Koçin edhe njëherë në vëmendje rrezikun që iu kanoset qytetarëve shqiptarë në mungesë të shkallëve të emergjencës.
Vendi ynë është zgjuar mëngjesin e 1 nëntorit me lëkundje të fuqishme si pasojë e një tërmeti me një magnitudë që shkonte deri në 5 shkallë rihter, ku epiqendra është lokalizuar mes zonës së Bulqizës dhe Tiranës.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/termetet-e-forta-sizmiologet-banoret-ne-rrezik-nga-mungesa-e-sigurise-ne-pallate/

Recommended