Organizatat në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve: Trafikimi është shqetësim - Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Raportet e organizatave ndërkombëtare që e shtrijnë aktivitetin e tyre edhe në Shqipëri japin të dhëna për trafikimin e të miturve. Sipas "Save the Children", Shqipëria është vend origjine për trafikimin e fëmijëve dhe duke iu referuar statistikave zyrtare mesohet se vetëm për vitin 2013 janë riatdhesuar 94 femije të trafikuar.

Pas raportit që u publikua në Britani për viktimat e trafikimit ku të miturit shqiparë zinin vendin e dytë edhe organizatat ndërkombëtare që verojnë në Shqipëri ?Save the Children? e UNICEF japin të dhëna në raportet e bëra më heret për nivelin e ketij trafiku.

Raporti i "save te children" evidenton se pavarësisht se qeveria po bën përpjekjet në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, vendi ende nuk përmbush standardet minimale për të frenuar këtë fenomen. Stategjia e kundër trafikimit 2014-2017 parashikon përmirësime në këtë aspekt dhe e vendos Shqipërine në listën e vendeve në vëzhgim.

Shqipëria është ende një vend origjine për trafikimin e të mitur që nga 2007; si për qëllime seksuale ashtu edhe për shfrytëzim për punë të detyruar.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/trafikimi-i-femijeve-organizatat-japin-shifra-alarmante-shqiperia-vend-origjine/

Recommended