Marshim kundër trafikimit, të miturit në Shqipëri japin mesazhe sensibilizuese

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas raportit të publikuar në Britani se Shqipëria zë vëndin e dytë pas Vietnamit për trafikimin e fëmijëve, autoritetet shqiptare kanë zgjedhur vetë të miturit të bëjnë thirrje sensibilizuese gjatë një aktivitetit në kryeqytet.
Zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea tha se duhet të jemi bashkë në luftën kundër trafikimit.
Elona Gjebrea: Për të ndërgjegjësuar të gjithë publikun përsa i përket trafikimit ashtu sikurse dhe informacionit që i takon denoncimeve, pra të telefonojnë në numrin e telefonit 116 006, pa pagesë i vënë nga Ministria e Brendshem për të raportuar raste për trafikim.
Për riintegrimin e fëmijëve të trafikuar ministria e Arsimit ka qënë konkrete në ofrimin e librave falas, në hartimin e kurrikulave ndërgjegjësuese dhe kuotave të dedikuara në shkolla.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/marshim-kunder-trafikimit-malaj-sebashku-per-kauzen-e-madhe-te-njerezimit/

Recommended