Fluks në Pediatrinë e QSUT, mjekët: 250-300 raste në ditë, mos neglizhoni simptomat

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në shërbimin e pediatrisë në QSUT ditët e fundit po shënohet fluks i fëmijëve të prekur nga virozat e stinës. Sipas mjekëve të këtij shërbimi në një ditë paraqiten për vizitë 250-300 të vegjël. Shkak për këtë fluks është ndryshimi i temperaturave dhe ftohja e mënjehershme e motit. Mjekët rekomandojnë të mos neglizhohen simptomat.
Ulja e temperaturave përgjatë tetorit ka sjellë shtim të numrit të fëmijëve që i drejtohen urgjencës së Pediatrisë në QSUT.
Sipas mjekëve në këtë shërbim në 24 orë paraqiten 250 deri 300 raste, ku fëmijët vijnë me temperaturë të lartë e dhimbje fyti.
Ditët e fundit shërbimi i Pediatrisë është i tejmbushur me prindër me fëmijë në krahë në pritje të për t?u vizituar tek mjeku.
Jashtë kamerave mjekët e këtij shërbimi thonë se në ajër në këtë periudhë qarkullojnë shumë viruse që shkaktojnë viroza deri tek infeksionet respiratore.
Përveç motit të ftohtë, shkak i përhjes së viruseve të ndryshëm është edhe qëndrimi kolektiv i fëmijëve në ambjente si çerdhe, kopshte dhe shkolla.
Mjekët rekomandojnë prindërit të bëjnë kujdes me të vëgjlit e tyre dhe të mos neglizhojnë për shkak se kjo kategori ka imunitetit të dobët.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/fluks-ne-pediatrine-e-qsut-mjeket-250-300-raste-ne-dite-mos-neglizhoni-simptomat/

Recommended