Kanceri i gjirit, këtë vit 200 raste më shumë - Ora News-Lajmi i fundit

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tumoret janë kthyer në epidemi. Në vit shënohen 6000 raste të reja, më të përhapura janë kanceri i mushkrive për meshkujt dhe ai i gjirit për femrat ku nga 8, 1 rezulton e prekur.
Të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se vetëm kanceri i mushkrive ka shënuar 1100 raste të reja dhe ai i gjirit mbi 800 duke shënuar rritje me 200 raste më shumë krahasuar me një vit me parë.
Shkaqet kryesore të prekjes nga tumoret janë: stili i jetesës, konumimi i ushqimeve jo të shëndetësh,mungesa e aktiviteteve fizike, stresi, ndotja dhe faktori gjenetik.
Nëse kanceri zbulohet në kohë, pacientët trajtohen, por për fat të keq tek mjeku pacientët paraqiten në stad të avancuar dhe në pamundësi për te mbijetuar.
Muaji tetor është muaj sesbilziues kundër kancerit të gjirit dhe kryerja e një mamografie është falas.
Koha e këtij ekzaminimi nuk zgjat më shumë se 20 minuta. Me aparaturat moderne përgjigjia e mamografisë merret menjëherë pas përfundimit kontrollit.
Tekniku i lart rëndgen Arian Duro pret nga 20-30 pacientë në një ditë për të kryer mamografi.
?Lejohet pas moshës 35 vjeçare dhe pas vizitës së mjekut specialist. Nga mosha 40- 50 këshillohet një herë në çdo vjet, pas 50-ve çdo vit. Mosha më e rrezikuar pas 50-ve
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj thote se kyerja e një maografie nuk ka asnjë kosot për pacientët.
Ilir Beqaj: ?Këtë vit mundësohen gratë të bëjnë një vizitë kontrolluese parandaluese pa referim dhe pa pagesë. Kemi dy mamografë mobilë që
E ofrojnë këtë kontroll parandalues pa pagesë në të gjithë territoret e Shqipërisë?
Eshte pse tetori eshte muaj sensibilizmi, fushatat ndërgjegjësuese të organizatave në mbrojtje të shëndetit të grave kane munguar. Autoritetet e shëndetësisë kanë vënë në dispozicion stafin e mjekëve dhe laborantëve në instucionet shëndetësore dhe me mamografitë lëvizëse për të kryer kontrolle dhe ekzaminime falas në të gjithë vendin.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/kanceri-i-gjirit-kete-vit-200-raste-me-shume/

Recommended