Rama: S’kam pakt me Metën për ta mbrojtur nga drejtësia, FBI do hetojë "ÇEZ"

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse e rrëzuan me votë në Kuvend, mazhoranca duket se do të përmbushë kërkesën e opozitës, njëherësh edhe të kryeparlamentarit Ilir Meta për hetim ndërkombëtar të çështjes së ÇEZ.

Një fakt të tillë e bëri me dije vetë kryeministri Edi Rama në seancën e sotme plenare, ku tha se i është kërkuar FBI-së për t'u ndihmuar në hetimin e dosjes së "CEZ".

?Po ju lajmëroj se kërkesa juaj për të përfshirë hetues ndërkombëtar në këtë proçes do të përfshihet brenda kuadrit kushtetues të Shqipërisë, se kjo nuk është republikë bananesh. I kemi kërkuar FBI të shprehë disponibilitetin për të aistuar hetimin dhe ne padyshim jemi shumë të lumtur që nëse na bashkoheni që ta nxisim prokurorinë që në këtë hetim për përfshijë hetues ndërkombëtar. Shpresojmë që edhe nga FBI përgjigjia do jetë pozitive. Brenda kuadrit legjislativ do të kemi cilësinë më të lartë të pavarur të hetimit ndërkombëtar?.

"Me Metën pakt për të qeverisur, jo për të mrojtur njëri-tjetrin nga drejtësia"

Seanca u shoqëruar me tensione nga diskutimet e Kryeministrit.

Opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, pasi Rama iu drejtua disa herë gjatë fjalës së tij opozitës ?ta paftyrë?. Meta kërkon një pushim 5 minutësh.

Me rikthimin, Rama shpjegoi se pse nuk mbron aleatin e tij lidhur me aferën e ÇEZ.

Rama: ?Më lejoni tua them troç, qartë, ju ( i drejtohet opozitës), ju (i drejtohet mazhorancës) dhe të gjithëve.Unë nuk kam as detyrë dhe as nevojë të mbroj Ilir Metën. Ilir Meta nuk ka as nevojë dhe as detyrë të më mbrojë mua. Ne kemi një pakt për të qeverisur Shqipërinë, nuk kemi një pakt për të mbrojtur njëri-tjetrin nga drejtësia.Të jeni të sigurt që në themelin e këtij pakti qëndron vetëm një gjë, vetëdija se i takon barra kësaj shumice të nxjerrë Shqipërinë nga llumi ku e zhytët ju. Çështjet e drejtësisë janë çështje të drejtësisë dhe qoftë unë, qoftë Ilir Meta, qoftë cilido në këtë sallë nëse ka probleme me drejtësinë le të shkojë dhe ti gjejë vetë me drejtësinë. Këtu nuk ka strehë nga drejtësia për sa na takon. Të jeni të sigurt se nuk kompleksohemi fare nga një diversion kaq banal dhe aq më tepër nga përpjekja jonë që ti rrimë ballë për ballë gjithkujt që ka probleme me drejtësinë?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/cez-rama-i-kerkon-fbi-se-te-perfshihet-ne-hetim/

Recommended