204 infermiere kontratë pune 2 vjeçare në Gjermani, Hoffman: Mos ejani për azil por për punë

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Plot 204 infermierë shqiptarë janë përzgjedhur për të marrë pjesë në trajnimin që do tu hapë dyert drejt punësimit në Gjermani. Pasi të kalojnë disa faza seleksionuese nga amabasada gjermane të rinjtë e përzgjedhur do të fitojnë një kontratë pune. Ambasadori Gjerman apelon rrugën e punës ligjore në Gjermani.
Tirane- Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë Helmut Hoffmann ripërsëriti apelin se vendi i tij nuk do të mirëpresë asnjë kërkesë azili politik apo ekonomik. Gjermania mund te jete nje vend i prekshëm nëse personat që dëshirojnë të jetojnë atje do të kenë një kontratë pune.
Helmut Hoffmann : ?Nëse dikush do të punojë në Gjermani dhe kjo është patjetër një dëshirë e shqiptarëve atëherë ju lutem mos kërkoni azil politik pasi kjo është rruga më e keqshme e mundshm, por drejtohuni këtyre projkteve të organizuara ligjore. Hyni në tregun gjerman të punës në mënyrë profesionale dhe mos iu drejtoni ambasadës për azil por për punësim të organizuar ligjor?
Duke folur në aktivitetin për trajnimin infermierëve të përzgjedhur si potencial për t?u punësuar në Gjermani Kryeministri Rama tha se vetëm përmes arsimit profesional çelet rruga e ligjshme drejt Gjermanisë.
Edi Rama: ?Ka një rrugë për të realizuar ëndrrën e të jetuarit me punë të ndershme në Gjermani apo vende të tjera të BE-së, por përfshi edhe vende jashtë BE-së. Janë të gjithë vendet e pasura të Gjirit që kërkojnë të punësojnë infermiere dhe një sërë profesionesh të tjera. Shanset për punësim në Gjermani janë të pafundme por do bësh një shkollë profesionale dhe do të marrësh një kartë akreditimi?
Ina 21 vjeç dhe Erisa 23 vjeçe janë 2 nga 204 infermierët e përzgjedhura për të marrë pjesë në trajnim. Ndonëse u duhet të kalojnë edhe disa shkallë seleksionimi, ato e shohin kështu rrugëtimin drejt shtetit Gjerman.
Përfaqësues së kompanisë gjermane ?Dekra? e cila do të realizojë edhe trajnimin, shprehen se numri i infermierëve të përzgjedhur brenda një viti pritet të shkojë në 1000 në rang vendi.
Në listën e 140 profesioneve në të cilat mund të aplikohet për punë, kryeson dega e mjekësisë nxhinierisë apo punë artizanale.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/204-infermiere-kontrata-pune-2-vjecare-ne-gjermani-hoffman-mos-ejani-per-azil-por-per-pune/

Recommended