Lezhë, guri i Jul Çezarit pranë monumentit të Skënderbeut - Ora News - Lajmi i fundit

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Jetë Cezarit, Qyteti i Lissus ju përket juve?. Ky është përkthimi i mbishkrimit në bllokun e gurit, vendosur në qender të qytetit të Lezhës, para vendvarrimit të heroit kombëtar Gjergj Katrioti Skëndërbeu.
Transportimi nga Qafa e Kalasë për në shesh i bllokut të gurit të perandorit romak, e ka dëmtuar objektin arkeologjik
Guri i Jul Çezarit është vendosur pranë vendvarrimit të Skënderbeut në muajin gusht, nga Drejtoria Rajonale e Kultures Kombëtare në Shkodër me qëllim tërheqjen e sa më shumë turistëve.
Blloku i gurit është zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike të viteve 80? pranë qafes së Kalasë së Lezhës deri dy muaj më parë ka qendruar aty.
Ndonëse ka të njëjtën dinamike sikurse pllakati në hyrje të Kalasë me mbishkrimin që i dedikohet Sulltan Sulejmanit, guri u vendos pa zhurmë në krah të Skëndërbeut.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/kultura/lezhe-guri-i-jul-cezarit-prane-monumentit-te-skenderbeut/